“Shtrembërim i historisë’, kështu e ka cilësuar ministri I punëve të jashtëm I Kosovës, Glauk Konjufca, gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në Hagë. Ministri është shprehur I bindur se verdikti final i këtij procesi të zgjatur do të jetë lirimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kthimi i tyre tek familjet. Konjufca tha se i gjithë shteti ka qenë në funksion të asaj të vërtete se në zemër të UÇK-së nuk kishte ndërmarrje kriminale. Ai shtoi se UÇK ka qenë ushtri e drejtë e krijuar nga populli.