Rritet financimi për sistemin shëndetësor, përmes rialokimit të fondeve nga buxheti i shtetit për mbështetjen e stafeve mjekësore me pagat e reja, si dhe për zgjerimin e gamës së shërbimeve mjekësore në spitale. Vendimin e bëri me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së kabinetit qeveritar.