Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë fizike për ish drejtuesin e SPAK, Altin Dumani edhe me 4 truproja të tjerë. Për shoqërimin e ish kreut të Prokurorisë së Posaçme tashmë janë të angazhuar 8 truprojë, të ndarë në 2 grupe. Vetëm pak javë më parë komisioni i mbrojtjes pranë Këshillit të lartë të prokurorisë miratoi kërkesën për rritjen e nivelit të sigurisë për ish-kreun e prokurorisë së posaçme. Po ashtu, dy 2 truproja janë shtuar dhe për drejtuesin actual të SPAK, Klodjan Braho. Nga 6 shoqërues, numri i bodygardëve për shefin e ri të prokurorisë së posaçme, shkon në 8. Vendimi për shtimin e masave të sigurisë ndaj Altin Dumanit u mor në tetor të vitit të kaluar nga këshilli i ministrave. Ai do të ketë forca sigurie gjatë 3 viteve pasuese, pasi I mbaroi mandati si drejtues I SPAK. Masat e shtuara të ruajtjes do të vlejnë njësoj për çdo kryetar të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit.