Në Shqipëri po rritet ndjeshëm numri i bizneseve që operojnë në sektorin e teknologjisë, madje edhe aplikimet universitare në degët e inxhinierisë së informatikës apo informatikës ekonomike, janë ndër më të preferuarat nga studentët shqiptarë. Kjo pasi, glabalizmi i teknologjisë u ofron mundësinë të kenë një treg të gjerë punësimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit.