Grupi hetimor i ngritur nga Prokuroria e Durrësit, antikrimi ekonomik dhe inspektoriati shtetëror i Punës zbarkuan në zyrat e kompanisë Kurum në Elbasan, në kuadër të hetimeve për eksportin e mbi 800 tonëve mbetje të dyshuara toksike. Oficerët e policisë gjyqësore kanë bllokuar faturat, autorizimet, regjistrat, librat e shitjes dhe çdo kontratë e marrëveshje për hyrje-daljet e mallrave nga kombinati metalurgjik i Elbasanit.