Zhvlerësimi i euros ka ulur edhe më tej kostot e importuesve përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Instat raportoi se në periudhën korrik-shtator, indeksi i çmimeve të importit shënoi rënie me 0.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe me 0.2 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti.