Qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet e mjekimit për zv/ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli, me një fond prej 3 milionë lekësh. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.