Top News/ Shteti Islamik, ‘luftë’ Turqisë / Merr përgjegjësinë për sulmin në kishën në Stamboll
29/01/2024 16:02

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një kishë katolike romake në Stamboll, ku mbeti i vrarë një person. Sulmi ndodhi të dielën, gjatë një shërbese. Grupi ekstremist tha përmes një deklarate se ka kryer “ një sulm mbi një tubim të të pafeve të krishterë gjatë një ceremonie të tyre politeiste” në Kishën e Shën Marisë në lagjen Bujukdere të Stambollit. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha në orët e vona të së dielës se dy persona, që ai tha se ishin anëtarë të Shtetit Islamik, janë arrestuar lidhur me sulmin. Sipas tij, njëri prej tyre ishte nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia. Deklarata përmes së cilës Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin u publikua në Aamaq, krahun mediatik të ISIS-it, së bashku me fotografitë e dy personave të maskuar dhe të armatosur, të cilët, sipas grupit militant, kryen sulmin. Shteti Islamik tha se në sulm u vra një person dhe u plagos një tjetër, por autoritetet turke kanë deklaruar se një person është vrarë, por nuk ka të plagosur të tjerë. Yerlikaya tha se policia ka kryer kontrolle në 30 ndërtesa dhe ka arrestuar 47 persona, si pjesë e hetimit për këtë sulm. “Asnjëherë nuk do të tolerojmë ata që tentojnë të dëmtojnë paqen në vendin tonë”, tha ministri turk. Në fillim të janarit, 25 anëtarë të dyshuar të shtetit islamik u arrestuan në Turqi, nën dyshimet se kishin planifikuar sulme ndaj kishave dhe sinagogave. Shteti Islamik në të kaluarën nuk ka kryer sulme ndaj vendeve të kultit në Turqi, por ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse në mbarë vendin, përfshirë edhe një sulm në një klub nate më 2017 në Stamboll, kur u vranë 39 persona. Po ashtu, Shteti Islamik ka marrë përsipër edhe vendosjen e një bombe në ankara, në 2015-ën, ku mbetën të vrarë 109 persona.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10