Kryeministri Edi Rama me kërkesë të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka vendosur dhënien me koncesion të shërbimit të shtetësisë, një shërbim, ky i cili deri më tani përfshinte disa insitutcione. Ky vendim, i cili është marrë më 29 korrik 2022 dhe ka hyrë në fuqi më 9 gusht me publikimin në fletoren zyrtare në pikën 1 bën me dije se qeveria vendosi zbatimin e procedurave të koncesionit/partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë”.