Javën e ardhshme do të nisë ndërtimi i shtëpive individuale në të gjithë vendin të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj nga Vora ku ishte për inspektimin e punimeve për ndërtimin e një shkolle.