Të paktën 129 persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë javës së lënë pas, teksa 302 të tjerë janë nën hetim e 19 në kërkim. Sipas një bilanci të bërë nga policia e shtetit, gjatë kësaj jave janë lokalizuar dhe kapur 26 shtetas në kërkim, nga të cilët 23 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. Arrestimet mësohet se janë bërë në kuadër të 28 operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale, kryesisht në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve.