Top News/ Shtëpitë do kthehen në arkivolë! Po vjen përbindëshi Milton, miliona njerëz në arrati
09/10/2024 15:07

Shteti juglindor amerikan i Floridës, është bërë gati për goditjen nga uragani i fuqishëm Milton, mes paralajmërimeve për shira të dendura, erëra të forta dhe stuhi kërcënuese për jetën. Meteorologët thanë se qendra e stuhisë pritet të godasë natën e së mërkurës në bregun perëndimor-qendror të Floridës. Ky rajon përfshin qytetin Tampa me 3.3 milionë banorë, që nuk është goditur drejtpërdrejt nga një uragan që nga viti 1921. "Miltoni ka potencialin të jetë një nga uraganët më shkatërrues për Floridën qendrore perëndimore", tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Shqetësim i veçantë është mundësia e rritja e nivelit të ujit të nxitur kryesisht nga erërat e fuqishme që fryjnë drejt bregdetit. Qendra e uraganeve tha se nivelet e ujit mund të arrijnë nga 3 deri në 4.5 metra në zonat afër vendit ku syri i stuhisë godet në breg. Paralajmërimet për stuhinë janë në fuqi të mërkurën për pothuajse të gjithë bregun perëndimor të gadishullit të Floridës, që përfshin 500 kilometra. Rrugët ishin të ngarkuara të hënën dhe të martën pasi banorët ndoqën urdhrat e evakuimit për t'i shpëtuar shtegut të uraganit, ndërsa ata që zgjodhën të qëndrojnë bënë përgatitjet e fundit për t’u përballur me stuhinë. Uragani shkaktoi erëra të fuqishme prej rreth 260 kilometrash në orë vonë të martën, duke e bërë atë një stuhi të kategorisë së 5-të në shkallën Saffir-Simpson me pesë nivele. Stuhitë e përmasave të tilla pritet të shkaktojnë shkatërrime dhe dëmtime të shumta në shtëpi dhe ndërprerje afatgjatë të furnizimeve me energji. “Evakuohuni tani, tani, tani”, këshilloi presidenti amerikan Joe Biden banorët e Floridës të martën nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti ka anuluar udhëtimet këtë javë në Gjermani dhe Angola për të qëndruar në SHBA për të mbikëqyrur përgatitjet dhe përgjigjen ndaj Miltonit, tha Shtëpia e Bardhë. Milton ka të ngjarë të jetë "një përbindësh", tha të martën guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Ai u bëri thirrje banorëve të Floridës që t'i kushtojnë vëmendje raporteve të parashikuesve të motit dhe t'u përmbahen urdhrave lokale të evakuimit. Guvernatori tha se Florida do të aktivizojë 8,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare për të ndihmuar përballjen me pasojat e Miltonit.

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00