Greqia ka evakuuar mijëra njerëz nga komunitete në periferi të Athinës, ndërsa është shënuar dhe viktima e parë. Sezoni i zjarreve gjatë kësaj vere në Greqi ka shkaktuar dhjetëra zjarre që kanë djegur dhjetëra shtëpi dhe mbi 15 mijë hektarë pyje në të gjithë Greqinë.