Ky është momenti I aksionit të policisë së SHkodrës, të mbështetur nga Shqiponjat, në një banesë të marrë me qera në Velipojë, të cilën e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Brenda banesës të marrë me qera nga 22 vjeçari Gjovalin Binaku, I arrestuar gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë të kësaj lënde të tharë, 122 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe 4 celularë.