Top News- Shtëpi bari me agjent imobiliar! Dënohet drejtori në Angli, u gjeti 19 shtëpi shqiptarëve
13/09/2026 21:00

Drejtori i një agjencie imobiliare në Angli është dënuar me 8 vite e 4 muaj burg, pasi përdori biznesin e tij për të mundësuar funksionimin e 19 shtëpive të barit. Pesë persona janë dënuar në total me më shumë se 14 vite burg nga Gjykata e Lutonit, pas një hetimi të policisë britanike kundër krimit të organizuar. Hetimi zbuloi një rrjet të sofistikuar kriminal, i cili vepronte përmes kompanisë imobiliare “Condor Estates”. Rrjeti ishte i përfshirë në kultivimin e kanabisit, falsifikimin e kontratave të qirasë, blerjen e pajisjeve dhe pastrimin e parave. Gjatë vitit 2024, autoritetet kontrolluan 20 prona, 19 prej tyre në Luton ku u zbuluan fabrika kanabisi, ndërsa në pronën tjetër u gjetën pajisje për kultivimin e bimëve. Në total, policia sekuestroi afro 2 mijë bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur deri në 800 mijë paund. Sipas autoriteteve, prodhimi mund të gjeneronte kanabis me një vlerë në tregun e zi prej më shumë se 2 milionë paundësh brenda vitit. Në qendër të rrjetit ishte 46-vjeçari Sarfraz Farooq, drejtor i kompanisë, i cili ishte përgjegjës për dokumentet e falsifikuara, përfshirë kontrata fiktive qiraje për banesat që më pas përdoreshin për kultivimin e kanabisit. Ai shfrytëzonte banesa të pronarëve të ligjshëm, të cilët i besonin agjencisë për t’i dhënë me qira pronat e tyre. Bashkëpunëtori i tij, 42-vjeçari Uan Gogu, kishte një rol qendror në ngritjen e shtëpive të kanabisit. Në rrjet ishte i përfshirë edhe 33-vjeçari Zohaib Riaz Ali, i cili ndihmonte në sigurimin e pajisjeve. Ndërsa 76-vjeçari Mohammed Farooq kishte blerë me para në dorë një pronë, e cila më vonë u zbulua se përdorej si fabrikë kanabisi. Sipas autoriteteve britanike, operacioni tregon se aktiviteti i trafikut të drogës shkon shumë përtej shitësve. Sipas policisë, pas tyre qëndrojnë rrjete të organizuara individësh që sigurojnë pronat, falsifikojnë dokumentet, blejnë pajisje dhe mirëmbajnë shtëpitë e barit.

Top Channel/ Tabaku: Vetëm 10 nga 225 të paraburgosur në Reç janë për krim të organizuar dhe…
12/10 14:28
Top News – Mos shmangni vijat e bardha. Policia gjobit këmbësorët, 78 masa në 24 orë
12/10 14:20
Top News – Atentati i dështuar/ Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit
12/10 14:19
Top News – Atentati në Gjirokastër. Policia ‘skanon’ 23 persona për vrasjen e Beqir Devollit
12/10 14:19
Top Channel/ Kufizime në qarkullim pranë Urës së Dajlanit, punimet për ujësjellësin deri më 15 tetor
12/10 14:02
Top News – Asnjë bashki me numërim elektronik. PD refuzon në KQZ, Berisha: Është manipuluar
12/10 13:37
Top Channel/ Shkeljet e rregullave të qarkullimit, policia gjobit 78 këmbësorë në 24 orët e fundit
12/10 13:37
Top Channel/ Zhvlerësimi i euros, Berisha: Leku thyen rekordin botëror, do të quhet “narkos”
12/10 13:35
Top Channel/ Pas më shumë se tre orësh ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj del nga SPAK
12/10 13:34
Top Channel/ “Do t’i përzëmë me gurë”, banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve
12/10 13:27
Top Channel/ ’Habi e madhe’, Rama prezanton Pasqyra e çmimeve: Mirë që kemi vajzat se çunat…
12/10 13:13
Top News – 60 ditë jashtë Kuvendit. Goditën Ramën me vezë, përjashtohen Bardhi e Balliu
12/10 13:08
Top News – I dënuar për 2 vrasje në ’97. Sokol Hoxha kërkon të lirohet: Vepra është parashkruar
12/10 13:05
Top Channel/ “Pasqyra e Çmimeve” dhe nisma “Kurse” Ibrahimaj: 238 produkte me ulje deri në…
12/10 13:02
Top Channel/Pasqyra e çmimeve/Mbi 200 produkte me çmime fikse deri në janar!Rama:Gjoba kush spekulon
12/10 12:45
Top Channel/ Atentatorët në gjyq. E. Tarja, K.Ymeri dhe V.Piroli njihen me masën e arrestit
12/10 12:43
Top Channel/ Përfundon seanca ndaj tre te arrestuarve në Lezhë, gjykata vendos arrest me burg
12/10 12:43
Top Channel/ Një mijë shkurtëza në fermë, Fatjon Vathaj rrëfen përkushtimin ndaj shpendëve
12/10 12:31
Top Channel/ Çermë Proshka po boshatiset. Divjakë, nga mbi 350 familje mbeten vetëm 7 të tilla
12/10 12:31
Top Channel/ Vrasje me tritol në Gjirokastër, shoqërohen dhjetëra persona për t’i marrë në pyetje
12/10 12:21