Top News/Shtatë orë ankth në Kiev, gjëmojnë sirenat / Sulmi më i madh i këtij viti me dronë e raketa
31/07/2024 12:33

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar dhjetëra dronë rusë që kanë sulmuar Kievin mëngjesin e 31 korrikut, në atë që administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas e quajti “sulmi më masiv i vitit 2024”. Po ashtu, zyrtarët lokalë thanë se forcat ruse kanë sulmuar rajonet e Harkivit, Donjeckut dhe Hersonit, duke vrarë të paktën katër persona. Gjatë alarmit për sulme ajrore në Kiev, që zgjati për më shumë se shtatë orë, dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas përmes dy valëve të sulmeve nga të gjitha drejtimet, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Forcat ajrore ukrainase thanë se mbrojtja ajrore ka shkatërruar të gjithë 89 dronët e lëshuar ndaj Kievit, si dhe një raketë të llojit X-59. “Kjo është një prej sulmeve më masive me dronë”, shkroi në Telegram, komandanti i forcave ajrore, gjenerali Mykola Oleschuk. Sulmi ishte i shtati që është kryer ndaj Kievit gjatë këtij muaji, tha Popko, duke shtuar se “aktualisht, sipas raportit operacional, nuk ka viktima e as dëme në Kiev”. Shërbimi emergjent i Ukrainës tha se një rajonin e Kievit një shtëpi u përshi nga zjarri nga copëzat e dronëve të shkatërruar, dhe shtëpia pësoi dëme. Megjithatë, autoritetet nuk raportuan për viktima dhe shtuan se zjarri u shua. Ndërkaq, autoritetet në Donjeck thanë se një person u vra në qytetin Toretsk, si pasojë e granatimeve ruse, ndërkaq tre civilë po ashtu u vranë nga sulmet ruse në Harkiv. Në Herson një person u vra dhe një tjetër u plagos nga granatimet ruse, thanë autoritetet ukrainase. Që kur Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, forcat e Moskës në mënyrë sistematike kanë sulmuar infrastrukturën civile dhe atë të energjisë të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima. Ukraina, ndërkaq ka sulmuar rafineritë e naftës dhe infrastrukturën tjetër të energjisë brenda Rusisë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30