Një shqiptare me banim në Itali ka vrarë një italian, pasi ai e ngacmonte seksualisht. Mediat italiane raportojnë se 51 vjecarja Mide Andreu ka vrarë me thikë kuzhine 68-vjeçarin. Shqiptarja e martuar dhe me fëmijë kishte tre vite që punonte si pastruese një herë në javë në shtëpinë e Antonio Amicuçit. Mirëpo, të mërkurën, 51 vjecarja nuk e ka duruar dot më faktin se ajo ngacmohej nga italiani dhe e ka qëlluar këtë të fundir disa herë me thikë në gjoks.