Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Ismail Picari, është arrestuar në Itali nën dyshimin për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht në portin e Cattolica-s, ku ai dyshohet se e drejtoi makinën me shpejtësi drejt kanalit të portit, ndërsa brenda ndodhej edhe gruaja e tij 40-vjeçare. Sipas dëshmisë së gruas, pak para se automjeti të përfundonte në ujë, bashkëshorti e kishte kapur prej fyti.