Një shqiptar me pasaportë britanike humbi jetën në Stamboll pasi përfundimit të një transplanti flokësh dhe procedurave të tjera dentare, raportojnë mediat turke. Mentor Rama 36-vjeç kishte mbërritur në Turqi javën e kaluar për trajtime kozmetike, Ai vizitoi fillimisht Klinikën e Flokëve Dymed, një qendër private në Stamboll, ku iu nënshtrua një transplanti flokësh. Pas procedurës, ai u sistemua në një hotel në lagjen Sisli, një nga zonat qendrore të qytetit.