Autoritetet shqiptare janë në dijeni të identitetit të trafikantit të arrestuar nga Greqia në Aeroportin e Athinës me mbi 100 kilogramë kokainë të fshehur në trëndafila. Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha se bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë të dënuar për vrasje. Megjithatë, ai tha se për shkak të konfidencialitetit të hetimeve nuk mund të bëjë me dije emrin e personit.