Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane në qytetin Spoleto pasi është kapur me një sasi prej 1.2 kg kokainë. 41-vjeçari u pikas nga policia, teksa kjo e fundit ishte në një aksion për parandalimin e vjedhjeve. Ai u vu re duke dalë nga garazhi dhe qëndrimi i tij i dyshimtë vuri në lëvizje efektivët.