Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin pas tre vjetësh në kërkim kombëtar e ndërkombëtar të shtetasit Arianit Kondi, që edhe pse ka ndërruar mbiemrin nga Kondi në Kondaj, nuk ka mundur t’I shpëtojë listës së personave të shumëkërkuar. Por në rastin e vlonjatit Arianit Kondi alarmi ka qenë edhe më i madh. Për të është vendosur kod i kuq në të gjithë Britaninë, shoqëruar me një tjetër urdhër për t’iu mos afruar, pasi konsiderohet i rrezikshëm.