Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Itali ku një 51-vjeçar tentoi të vriste ish-bashkëshorten, duke e goditur me thikë dhe hanxhar. Hysen Aliko u arrestua menjëherë nga policia italiane ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni delikat, por mjekët ende nuk japin shumë shpresa për jetën e saj.