Një 23-vjeçar shqiptar është arratisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në momentin kur po përgatitej të transferohej në një tjetër burg të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane, i riu, ndonëse i prangosur, ka mundur t’u shpëtojë punonjësve të sigurisë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia gjermane ka publikuar një foto të tij, pa bërë të ditur identitetin.