Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar në Korfuz, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht në mënyrë të përsëritur me mbesën e tij 8-vjeçare. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesën e të miturës, teksa rasti u zbulua pasi vajza shkoi për vizitë te mjeku, e shoqëruar nga nëna e saj. Gjatë kontrollit, mjeku dyshohet se konstatoi shenja që ngritën dyshime për abuzim dhe njoftoi nënën e fëmijës. Ajo iu drejtua më pas policisë dhe bëri kallëzim, duke nisur hetimet për rrethanat dhe kohëzgjatjen e ngjarjes. Sipas informacioneve të deritanishme, gjatë hetimeve paraprake u siguruan të dhëna që çuan në arrestimin e 51-vjeçarit shqiptar. Më 10 shtator, ai u paraqit para prokurorit, ku kërkoi kohë për t’u përgatitur për dëshminë e tij, ndërsa ka mohuar akuzat.