Shumica e shqiptarëve kanë bërë ose planifikojnë pushime verore këtë vit, ndërsa vetëm 18 për qind kanë dhënë përgjigje negative. Këto të dhëna kanë dalë nga një anketë e realizuar nga revista ekonomike Monitor, e cila u plotësua nga mbi 650 individë nga i gjithë vendi. Sipas analizës të publikuar nga revista thuhet se faktori kryesor tek personat që nuk kanë planifikuar pushime është pamundësia ekonomike.