“Shqiptarët zgjedhin për me shpëtue!” Ishte kjo kryefjala e takimit në ministrinë e jashtme në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg. Shefi i diplomacisë, Igli Hasani vlerësoi rolin e diplomatëve dhe përpjekjet e popullit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve.