Ekspertët e kriminalistikës thonë se pas vitit 2011 vihet re një sofistikim i vrasësve me pagesë. Kategoria më problematike janë “vrasësit profesionistë”. Vihet re se kjo kategori vrasësish po merr dora-dorës trajta organizative në formën e një rrjeti kriminal, ku struktura e “ndërmjetësve” duket se është struktura më e organizuar.