Mbi 14 mijë shqiptarë kanë aplikuar për të fituar statusin e azilantit në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, ku 85 për qind e tyre janë meshkuj nën moshën 35-vjeçare. Shifrat janë publikuar nga autoritetet vendase, që ngrenë alarmin se mbi 90 për qind e tyre kanë hyrë në ishull përmes ngushticës së La Manshit me gomone.