Shqiptarët mbeten ndër popujt më të lidhur me familjen dhe rrethin shoqëror në Europë. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se 24.6% e qytetarëve në Shqipëri takohen çdo ditë me familjarë, të afërm apo miq, duke e renditur vendin dukshëm mbi disa prej shoqërive të Europës Perëndimore dhe Veriore. Megjithatë, Shqipëria nuk është në krye të listës. Qiproja regjistron nivelin më të lartë, e ndjekur nga Sllovakia dhe Kroacia.