Shqiptarët zënë vendin e dytë në rajon përsa i takon numrit të të punësuarve online në raport me popullsinë, por kur flitet për cilësinë e punës online shqiptarët janë të fundit. Sipas një raporti rajonal të Gigmetar, në muajt e fundit të vitit të kaluar, ishin mbi 6200 shqiptare që punonin online, duke u renditur të dytët në tetë vendet e rajonit pas Maqedonisë së Veriut për të punësuarit në platformat online për 100 mijë banorë.