Shqipëria ka hapur dyert për të gjithë të huajt që hyjnë në territorin shqiptar, ndërsa krejt e kundërta ndodh me vendin fqinj Greqinë. Më shumë se 100 emigrantë protestuan mesditën e kësaj të marte në sheshin Sindagma në Athinë, të cilët kërkojnë hapjen e kufirit, nisur edhe nga një vendim I fundit i autoriteteve greke. Protesta vijoi për rreth një orë dhe u shoqërua me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët neutralizuan situatën.