Valët e protestës qytetare që kanë përfshirë Tiranën prej më shumë se një jave kanë kaluar kufijtë, duke ndezur edhe diasporën shqiptare në Itali. Shtetasit shqiptare që jetojnë në Itali janë janë grumbulluar në një protestë paqësore, në shenjë solidariteti me tubimet që po zhvillohen në vendlindje. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, bashkëatdhetarët në Itali kanë ngritur zërin kundër qeverisë në Shqipëri, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.