Belgjika u trondit pak ditë më parë pas lajmit se trafikantë droge kanë tentuar të rrëmbejnë ministrin e Drejtësisë. Zbulimi kishte ardhur thuajse rastësisht, ndërkohë që ngjarja ishte mbajtur e fshehtë nga autoritetet hetimore vendase për disa ditë. Verifikimet dhe kërkimet për të shkuar tek autorët, e çuan grupin e hetimit në Holandë tek tre trafikantë drogë që u vunë në pranga, të cilët dyshohet se janë paguar për të eliminuar kreun e drejtësisë së Belgjikës.