Rreth 24% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, faturat e energjisë dhe ujit, apo blerje të pronave më këste, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023. Si rezultat I të dhënave, një në katër familje në Shqipëri, ka vështirësi reale për të përmbushur në kohë detyrimet. Sipas Monitor, ky nivel është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në 2023 qëndron rreth 9–10%, dhe e pozicionuar Shqipërinë ndër vendet me vështirësi të larta për të përballuar kostot e banimit, pas Greqisë, Maqedonisë së Veriut e Turqisë. Mospërballimi I faturave në kohë nga familjet shqiptare, tregon se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë financiarisht të brishta, të ekspozuara ndaj goditjeve të vogla ekonomike, rritje çmimesh, humbje të ardhurash etj.