Përpjeket e shumta të qeverisë britanike për të frenuar emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve, duket se nuk kanë qenë efikase. Shqiptarët janë gjithmonë një hap para, sa i përket strategjive të tyre për të kaluar në tokën e premtuar. Në një kohë kur qeveria britanike dhe ajo franceze nënshkruan një marrëveshje, e cila do të forcojë më shumë kufinjtë e të dyja vendeve dhe do të frenojë kalimin illegal të emigrantëve në ngushticën franceze, shqitarët kanë menduar një tjetër mëyrë për të shkuar drejt vendit ishullor.