Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros si monedhë për të mbajtur kursime dhe për të kryer transaksione ekonomike. Nëse rritja e depozitave bankare në Euro është një tregues i qartë dhe i prekshëm në vitet e fundit, një vrojtim i Bankës Qendrore të Austrisë tregon se vitin e kaluar është rritur edhe mbajtja e parasë fizike në Euro dhe niveli i përgjithshëm i indeksit të Euroizimit të ekonomisë.