Prej gati një dekade tashmë i gjithë komuniteti Shqiptar i Neë Yorkut bëhet bashkë në një paradë për të festuar Ditën Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe këtë vit si një traditë e përhershme, mbi 5 mijë shqiptarë janë mbledhur në rrugët e Neë Yorkut për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërise. Me pamjet e paradës për festën e 111 vjetorit të Pavarësisë,kryebashkiaku i Neë Yorkut Eric Adams ka uruar nëpërmjet rrjeteve sociale të gjithe Shqiptarët. Adams ka përcjellë urimin e tij për komunitetin shqiptar që jeton atje, nëpërmjet vlerësimit të jashtëzakonshëm duke i cilësuar si punëtorë dhe sipërrmarës të sukseshëm.