Tre shqiptarë u arrestuan me 16 kilogramë kokainë në Castelldefels nga policia spanjolle. Vlera e drogës në treg sipas mediave spanjolle, shkonte më shumë se 500 mijë euro. Shqiptarët u konstatuannga disa agjentë civilë në parkingun e një supermarket duke kryer lëvizje të pazakonta. Ata u mbajtën nën monitorim dhe më pas ata u prangosën. Gjatë kontrollit agjentët gjetën valixhen me drogë. Po ashtu shqiptarëve iu sekuestrua dhe një shumë parash prej 7 mijë eurosh dhe 200 mijë lekësh. Ndaj tre shqiptarëve të ndaluar të moshës nga 20 deri në 46 vjeç, rëndon vepra penale e trafikut të drogës. Ata do të përballen tani me gjykatën ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale si dhe për të zbuluar të gjithë rrjetin ku ata janë të përfshirë.