Shqiptarët zënë përqindjen më të madhe të migrimit drejt Britanisë së Madhe, ku vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, 35 përqind e të gjithë personave që kaluan ilegalisht në vendin ishullor, ishin shqiptarë. Statistikat u publikuan pak ditë më parë nga Home Office, ku vendin e dytë e zinin afganët me 15 përqind.