Shqipëria është ndër vendet europiane ku interneti përdoret më pak për të parë televizion, filma apo video online. Sipas Eurostat, në vitin 2024 vetëm 49.91% e përdoruesve shqiptarë të internetit konsumonin TV ose video online, kundrejt 78.75% në Bashkimin Europian. Shqipëria renditej vetëm mbi Rumaninë, ndërsa në krye ishin Holanda, Finlanda dhe Norvegjia, me mbi 94%.