Rritja e çmimeve në vend ka bërë që një pjesë e madhe e shqiptarëve t’I kalojnë pushimet jashtë kufijve. Ata janë joshuar nga paketat turistike në shtete si Turqia, Greqi apo Mali I Zi, për ato pushime të cilat janë “all inclusive”. Ky është një prej faktorëve që ka bërë që numri I pushuesve në vend të tkurret, por ndërkohë ndikim ka pasur edhe pandemia.