Gjashtë anëtarë të një bande kriminale shqiptare u arrestuan në Australi, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Agjencia Federale e policisë vendase. Grupi i shqiptarëve kishin marrë disa banesa me qira në Melbourne, të cilat i kishin përshtatur në shtëpi bari, për të kultivuar lëndë narkotike të llojit kanabis.