Rreth 70 të burgosur të burgjeve të Korfuzit, pjesa dërrmuese e tyre me kombësi shqiptare, kanë hyrë në grevë urie. Të burgosurit kanë paraqitur një një sërë kërkesash, duke përfshirë lehtësimin e rreptësisë së kritereve me të cilat vendosen licencat dhe lirimin me kusht. Njëkohësisht, kanë ngritur edhe kërkesa në lidhje me rekrutimin e personelit infermieror dhe punonjësve socialë, si dhe të një mjeku rezident.