Pas 12 vitesh pritje, bllokada e vizave për qytetarët e Kosovës kanë marrë fund. Të martën, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin final duke konfirmuar se qytetarët e Kosovës do të mund lëvizin të lirë në vendet e BE nga 1 janari i vitit 2024. Miratimi u bë brenda pak minituash, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe u votua edhe nga vendet që nuk e njohin Kosovën, si Greqia dhe Spanja.