Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për pushimet e qytetarëve të Kosovës. Sipas Monitor, përfaqësuesit e sektorit të turizmit dhe biznesit shprehen se pas një periudhe kur shumë qytetarë provuan destinacione të tjera evropiane pas liberalizimit të vizave, një pjesë e madhe janë rikthyer sërish drejt bregdetit shqiptar.