Shqiptarët dyshohet se i drejtojnë operacionet e tyre kriminale nga burgu, shkruan britanikja The Telegraph, pas publikimit të shifrave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë. Sipas të dhënëve, të burgosurit shqiptarë kanë kryer dyfishimin e telefonatave nga burgjet gjatë gjashtë muajve të fundit sesa çdo kombësi tjetër, me 157,962 telefonata nga burgu. Sipas të dhënave të shërbimit të burgjeve, numri i thirrjeve të bëra nga të burgosurit shqiptarë ishte katër herë më i lartë se numri i bërë nga polakët dhe rumunët, kombësitë e dyta dhe të treta më të mëdha në burg. Numri i dytë më i lartë I thirrjeve nga burgu, ishin të burgosurit irlandezë dhe pas tyre vinin amerikanërt.