Rreth 600 shtetas shqiptarë kanë dorëzuar pasaportat përgjatë vitit të kaluar, një shifër dy herë më e lartë se lënia e tyre përgjatë viteve 2020 dhe 2021. Prirja i lënies së pasaportave nga qytetarët e detyruar që të zgjedhin mes pasaportës shqiptare dhe asaj të një vendi europian, që nuk pranon dyshtetësinë është rritur në vitet e fundit, ndërsa me të njëjtat ritme ka hyrë edhe ky vit.