Top News – Shqiptarët blejnë në Kinë e Kore. 40 për qind e makinave importohen nga Azia e Largët
29/05/2026 18:08

Koreja e Jugut kryeson listën e shteteve nga ku Shqipëria importoi automjete përgjatë këtij viti. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, flasin për një total prej më shumë se 30 mijë mjetesh të regjistruara për herë të parë në Shqipëri nga muaji janar deri në prill të këtij viti. Më shumë se 7 mijë prej tyre janë importuar nga Koreja e Jugut. Pas saj vjen Kina me rreth 5600 automjete. Pra rreth 40 për qind e mjeteve të regjistruara kanë si vend origjine vendet aziatike. Pas tyre vjen, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kategorizuar sipas lëndëve djegëse, bie në sy fakti se vijojnë të kryesojnë mjetet me naftë, pasi më shumë se 16 mijë mjetet të regjistruara për herë të parë këtë vit funksionojnë me naftë. Ndërkohë më shumë se 7 mijë autovetura dhe motora të regjistruar në harkun kohor të katër muajve të parë të vitit janë me benzinë. Megjithatë, vihet re se mjetet elektrike po njohin gjithnjë e më shumë një trajektore rritëse. Në total në katër muaj, janë regjistruar 4155 mjete elektrike në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre nga kompania BYD dhe Volksëagen. Për shkak edhe të shpërndarjes së popullsisë, pjesa më e madhe e mjeteve janë regjistruar në Tiranë, rreth 13 mijë e 100 të tilla, pasuar nga Durrësi me rreth 4900 mjete të reja, Fieri, Elbasani dhe Shkodra.

Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top Channel/ Pas protestës te Kuvendi, protestuesit ulen përballë Kryeministrisë
22/10 14:00
Top News- ‘Asnjë mësues nuk është kërcënuar’/ Policia: Po përhapen lajme të rreme masive në internet
22/10 13:57
Top News – Raporti për të dhunuarit. Rama: I vetmi vend në Europë që ka më shumë policë
22/10 13:53
Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15