Top News- Shqiptarët ‘baronë’ të kokainës e heroinës, por fundosen nga SPAK edhe në Itali
27/11/2025 20:12

SPAK ka dhënë detaje mbi operacionin e përbashkët të zhvilluar me autoritetet italiane ku u godit një grup kriminal I trafikut të drogës I përbërë kryesisht nga shqiptarë. Në kuadër të aksionit, u ushtruan kontrolle në banesat e 21 personave të vendosur nën hetimi. Hetimet u kryen nga Skuadra e përbashkët hetimore me antimafian në Breshia dhe prokurorinë publike të konfederatës së Zvicrës. Nga tërësia hetimore u zbulua se grupi kriminal merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Europë, përmes rrugëve detare por dhe atyre tokësore. Autoritetet italiane kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine me peshë mbi 1300 kg. Grupi kishte ngritur 6 baza logjistike në të gjithë territorin italian ku mbante drogën e më pas e shpërndante. Çdo anëtarë kishte detyra të veçanta. një pjesë e tyre mblidhnin paratë cash nga shitja dhe më pas drejtuesit e grupit I transferonon përmes ashtuquajturve ‘money mules’ (korrierë apo transportues financiarë), ku bënin pjesë edhe disa shoferëve të autobuzëve, që vepronin në linjën Itali- Shqipëri. Nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane – është verifikuar se 6 (gjashtë) prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar. Mes të cilëve dhe Igli Haxhia, agjenti I antiterrorit, I cili dyshohet se jepte informata drejt grupit gjatë kohës kur ishte pjesë e operacionales. në këmbim ai, sipas SPAK, ka marrë përfitime monetare. Gjatë aksionit u sekuestruan mbi 550.000 euro ‘cash’, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg lëndë narkotike (kokainë dhe heroinë) e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35